Ekskluzive/ Fabio Massimo Castaldo: Zgjedhjet e 25 prillit vendimtare për Shqipërinë
Zëvendës Kryetari i Parlamentit Europian Fabio Massimo Castaldo në një intervistë eksulzive për RTV Ora, flet për rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri e apelon Bashkimin Europian për më shumë vëmendje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Intervista e plotë:
Alba Kepi: Pak ditë më parë në sallën e Parlamentit Europian ju bëtë një deklaratë të fortë ku apeluat se "Bashkimi Europian po humbet vendet e Ballkanit Perëndimor", Pse ky opinion i juaji?
Fabio Massimo Castald: Po sepse gjatë viteve të fundit Këshilli Europian që është organi përfaqësues i qeverive të vendeve anëtare, ka përcjellë sinjale kontradiktore në përmbylljen e procesit të pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Këto vende nuk janë një rajon periferik i këtij territori por zemra pulsuese e Europë.
Kam kritikuar fort veton e vendosur më parë nga vendet si Franca, Hollanda, Danimarka që ndaluan pranimin e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. E një tjetër pengesë shfaqet sot në rrugën e negociatave të këtyre vendeve, e që nuk ka të bëjnë me etapat e procesit të tyre të integrimit, por ndoshta me politikat e brendshme e me konsensun elektoral të vendeve që po i bllokojnë.
Për mua ky është një gabim strategjik e jepet sinjali se Europa ndjehet si e paralizuar, ndoshta nga frika se më shumë shtete do të sjellin më shumë komplikime në procesin e vendimarrjes. E kjo sjellje çon në dekurajimin e vendeve kandidate duke i shtyrë të mos japim maksimumin e tyre në pranimin sa më parë në BE, por në tërheqjen e tyre me një hap pas e duke kërkuar aktorë të rinj gjeopolitikë si pikë referuese të tyre, e jo më Bashkimin Europian. Dhe përplasje e fundit mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut është e gabueshme pasi hap plagë të vjetra të shekullit të shkuar, retorika e teori nacionaliste që na çuan në dy luftra botërore.
Mendoj është se kjo qasje e BE mund të shtyj vendet e Ballkanit Perëndimor, që të mos shohin më si prioritet të axhendës së politikë së tyre të jashtme e të brendshme, hyrjen në BE por të përqëndrohen në drejtime të tjera.
Pra preokupimi im është se mos vendet e Ballkanit Perëndimor heqin dorë e zgjedhin një rrugëtim tjetër larg vlerave të Europës, pak a shumë siç ndodhi me Turqinë. Nëse ndodh kjo, jo vetëm kantieri i ndërtimit të idesë së Europës do të mbetet i paplotësuar, po do të humbim vende që janë të domosdoshëm për një BE politike të vërtetë e do të gjendemi me një vatër jo stabiliteti, me një mungesë zhvillimi në një zonë strategjike të Europës.
E ku do të ishte një gabim historik pasi kemi lidhje historike, politike, kulturore, tregtare me këto vende e janë një një zonë strategjike për Europën.
Alba Kepi: Apeli juaj vjen në momentin ku në këtë fazë të situatës pandemike bëhet përcaktues faktori gjeopolitik dhe në shpërndarjen e vaksinave në këto vende të Ballkanit?
Fabio Massimo Castaldo: Kemi hyrë në fazën e plotë gjeopolitike të vaksinave, Dhe vaksina bëhet një instrument interesi, influence e fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare. E Europa për fat të keq shfaqet e papërgatitur. U tregua e lehtë në negocimet me kompanitë farmaceutike e nënshkrimin e kontratave me to.
Duhej më shumë garanci e mbrojtje ligjore në furnizimin me doza sic u shfaq me AstraZeneca që nuk respektoj sasinë e nënshkruar në kontratë. Vendet e ballkanit Perëndimor u trajtua si vende të treta në furnzimin me vaksina e jo si vende që janë kandidate për të hyrë shpejt në familjen e BE.
Për mua ky ishte një gabim i rëndë politik e vendet kandidate duhet të kishin një status special në furnizimin me vaksinën antiCovid. Furnizimi i Shqipërisë, i Serbisë me vakina kinezë është një falimentimi i Europës e që dëshmon një paaftësi të brendshme dhe e jashtme të saj për të përballuar situatën e për të mbështetur këto vende në këtë moment dramatik. Pandemia nuk njeh kufi e të kesh Shëqipërië, Serbinë, Kosovësn si dhe Kroacinë, Bullgarinë, Italinë, Gjrmaninë etj në vështirësi me furnzimin e vaksinës do të thotë se nuk është i sigurt askush për të luftuar plotësisht virusin.
Alba Kepi: Pak ditë më parë në PE ju diskutuat rezolutat për vendet e Ballkanti Perëndimor. Cilat janë aktualisht vendet që janë kundër pranimit të Shqipërisë në BE?
Fabio Massimo Castaldo: Vendet më skeptike për pranimin e Shqipërisë në BE janë po ato që bllokuan më parë dhënien e statusit si vend kandidat pra Hollanda, Danimarka, Franca. Përpiqem të kuptoj opinionet e të gjithëve, por besoj se procesi i integrimit nuk duhet të jetë nën shuplakën e nën kërcënimin e zgjedhjeve elektorale të çdo vendi.
Uroj të mos jetë kështu pasi kjo gjë do të vinte në dushimin besueshmërinë tek Bashkimi Europian. Po punojmë që të zhvillohet sa më parë konferenca ndërqeveritare me Shqipërisë e të punohet kapitull për kapitull për cdo cështje të vecantë të procesit të integrimit.
Duhen vlerësuar dhe arritjet e bëra sic qe kryerja e reformës zgjedhore me të reja të rëndësishme si identifikimi elektronik i zgjedhësve apo me aspekte të tjera teknike në linjë të plotë me rekomandimet e OSBE e të organizmave të të drejtave të njeriut, e që u arrit me një konsensus të gjerë të të gjitha forcave politike në Shqipëri.
Duhet të kujtojmë se dhe Rumania e Bullgaria nuk ishin plotësisht në linjë të plotë me standartet e BE, por u bë një zgjedhje politike për t'i pasur sa më parë në familjen e Europës e uroj që një qasje e tillë të bëhet dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo nuk arrihet do të shndërrohet në një mundësi më shumë për vendet e treta si Kina, Turqia, Rusia, Emiratet e bashkuara të influencojnë në axhendën e vendeve Balkanit Perëndimor ku aktualisht dhe janë të pranishme me projekte të ndryshme.
Pra jam i mendimit se Europa po humbet vendet e Ballkanit Perëndimor më shumë për gabimet e saj se saj se saj për gabimet e tyre, Mendoj se cdo vend duhet gjykuar në bazë të progresit të tyre , impenjimit të kryer e rezultatave të arritura.
Alba Kepi: Më 25 prill në Shqipëri do të zhvillohen zgjdhjet politike. Cili është mendimi i PE mbi këto zgjedhje?
Fabio Massimo Castaldo: Mendoj se janë absolutisht vendimtare për Shqipërinë. Është arritur kryerja e reformës zgjedhore me konsensusin politik të të gjitha forcave.
Uroj të jenë zgjdhje të lira, pluraliste, pa asnjë formë ndërhyrje e interference, plotësisht në standartet e OSBE e në principet e BE, që sidoqoftë rezultati të bashkoj popullin shqiptar rreth përfaqësuesve të tyre.
Shpresoj që parlamenti i ri që do të dal në këto zgjedhje të ketë nga e djathta dhe e majta te këtë si pikë të parë të axhendës hyrjen e Shqipërsië në BE. Mendoj se Shqipëria është një përballë një prove të madhe pjekurie. Një pjesëmarrje e madhe në zgjedhje, zhvillimi i tyre korrekt, me një rezultat të qetë pa fenomenin e bojkotimit që karakterizon vendet e Ballkanit, do të ndihmoj në heqjen e paragjykimeve e në heqjen e argumentave dhe dhe për ato vende skeptike në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Alba Kepi: E për ta mbyllur cili ëshë mendimi juaj mbi problematikat që ka sot Shqipëria, korrupsioni krimi i organziuar e që janë bërë dhe pengsa kryesore e pranimit të saj në BE.
Fabio Massimo Castaldo: Është një temë e ndjeshme e kemi mbajtur një qëndrim të fortë në këtë drejtim si me Shqipërnë ashtu dhe me vendet e tjera. Mendoj se procesi i pranimit në BE do të ndihmoj në luftën kundër këtij fenomeni, mafia ekzsiton dhe në vende të tjera si në Gjermani, unë vij nga një vend si Itali ku mafia është preokupues. Një legjislacion i fortë mund të sjell rezultate vendimtare në luftën kundër mafias e sidomos në riciklimin e parave e në dimensionin e ekonomik të investimeve të saj. Siç thoshte gjykatësi "Falcone Mafia duhet goditur në portofolin e saj".