Rama uron Osmanin: Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin
Edhe kryeministri Edi Rama reagon pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shprehet se kjo zgjedhje përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme.
Edi Rama: Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t'u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!

Vjosa Osmani u zgjodh ditën e djeshme si Presidente e Kosovës.
Në raundin e tretë ai mori 71 vota duke anashkaluar rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme. 39-vjeçarja do të jetë gruaja e dytë në këtë post, pas Atifete Jahjagas.
“Sot po e përmbyllim parathënin e historisë së re ë politikës në shtetin e Kosovës që filloi të shkruhet më 14 shkurt e 22 mars për t’i hapur rrugën kapitullit të parë të sukseseve të cilat do t’i shkruajmë të gjithë së bashku. Të dashur qytetarë të Republikës, sot Kosova zgjodhi edhe një herë një Presidente grua,” tha Osmani.
Lexo edhe: Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës