Rreth 50 kg drogë dhe mbi 160 mijë euro, dy shqiptarë të arrestuar në Itali

Katër të arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë ku u zbuluan 44.5 kilogramë lëndë narkotike dhe mbi 163,000 euro të fshehura në shtëpi.

Operacioni u zhvillua ditën e djeshme nga Policia e Shtetit Modena, ku në pranga ranë edhe dy shqiptarë, një 24-vjeçar dhe një 36-vjeçar.

Së bashku me ta u arrestuan edhe dy gra moldave, rreth 20 vjeçare, raporton Ora News.

Operacioni u zhvillua në Vignola, në zonën e Modena, ku disa u raportuan lëvizje të dyshimta në një shtëpi.

Aty agjentët gjetën dy gratë e reja dhe 6.5 kg kokainë dhe 2.500 euro para të fshehura në grilat e dritareve.

Me mbështetjen e Policisë Vendore dhe njësisë së qenve, u gjetën edhe 38 kg hashash, të fshehura brenda një qese.

Më pas, agjentët u zhvendosën në shtëpinë e të riut të dytë të arrestuar, në Spilamberto, gjithashtu në zonën e Modena, ku u gjendën 161 mijë euro, përcjell Ora News.

Sipas mediave italiane, për dy shqiptarët u dha masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa dy moldavet do të hetohen në gjendje të lirë.