EMRI/ Tritol anëtarit të Bandës së Lushnjes, në burg bashkë me të birin

Shpërthim me lëndë plasëse gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25 në lagjen Skënder Libohova, në ambjentin në pronësi të shtetasit Arjan Aliçe, mëson Ora News.

Fatmirësisht, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Dyshimet janë se më shumë se për dëmet, sulmi është një mesazh për Arjan Aliçon ose djalit të tij Xhuljon!

Ata ndodhen që të dy në burg të dënuar për një plagosjen e vitit 2016 të Julian Sulës, pas një konflikti për motive të dobta në ambientin që në atë kohë funksiononte si pikë bastes sportive!

Arjan Aliço u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe u dënua me 9 vite burg, ndërsa i biri 28 vjecar  u ekstradua disa kohë më parë nga Kroacia pasi rezulton i dënuar me 13.6 vite burg për tentativë vrasje.

Pronat e Aliços u sulmuan edhe me 30 Janar të vitit 2018 me breshëri plumbash në kohën kur në banesë ndodheshin anëtarë të familjes të cilët pas kësaj ngjarje u larguan.

Në lidhje me sulmin me eksploziv, policia e Lushnjes thotë se po punon bashkë me prokurorinë për të identifikuar dhe arrestuar autorët, por që sipas të dhënave ende nuk janë identifikuar!

Njoftimi i Policisë Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

https://youtu.be/WQign0M-vvs