Atentati në Shkodër, gjenden dy armë zjarri brenda makinës së djegur, dyshohet se janë përdorur për vrasjen e Bardhok Pllanajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2021, 22:37
Dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur për ekzekutimin e Bardhok Pllanajt janë gjendur brenda makinës së djegur.
Burime për Ora News, bëjn me dije se mjeti i djegur në lagjen “Dobraç të Shkodrës, ishte tip 'Passat' me targa italiane.
Dyshohet se makina ishte e autorëve të krimit, të cilët kanë vendosur ta djegin për të mos lënë gjurmë.
Ndërkohë shihet në vendin ku është ekzekutuar Pllanaj, janë dhe kamerat e sigurisë, sakaq nuk dihet nëse kanë kapur momneti se si është ekzekutuar Pllanaj.
Bardhkok Pllanaj u ekzekutua mbërmjen e sotme, ndërkohë nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes së rëndë.