Partia Republikane: Presidentja Osmani do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës
Vjosa Osmani u zgjodh sot Presidente e shtetit të Kosovës.
Urimet për Presidenten e re kanë qenë të shumta edhe nga përfaqësues të partive politike shqiptare.
Partia Republikane më anë të një mesazhi ka uruar Osmanin dhe shprehet e bindur se do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës mbi politikën.
"Urimet më të mira për Presidenten Vjosa Osmani!
Sfidat që ka Kosova janë të mëdha sidomos në këtë kohë, ku kërkohet të zhbëhet historia e Kosovës.
Bashkëpunimi me gjithë forcat politike dhe kompromisi i tyre për interesat madhore të Kosovës është domosdoshmëri si për qeverinë, opozitën dhe Presidenten e sapozgjedhur.
Lexo edhe: Basha uron Osmanin: I bindur se do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës
Votëbesimi i një gruaje për herë të dytë në këtë detyrë të lartë, tregon më së mirë emancipimin e politikës në Kosovës, por dhe përgjegjësinë për të punuar me këmbëngulje në rrugën e integrimit EuroAtlantik.
Partia Republikane e Shqipërisë ka bindjen se Presidentja Osmani, do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës mbi politikën, në respekt dhe mbrojtje të kushtetutës."