Vijon vaksinimi në Elbasan, i moshuari: Do ta bëj se kam frikë se vdes!
Katër mijë nga 11 mijë dozat e vaksinës kundër koronavirusit e mbërritura në Elbasan janë kryer tashmë.
Për të pestën ditë me radhë në një tendë që është vendosur në qendër të qytetit të moshuarit mbi 70 vjeç janë vaksinuar të premten.
"Do ta bëjmë për të mirën tonë."
"Do ta bëj se kam frikë se vdes."
"Nga e keqja se thonë të kap korona."
"Për më mirë gjoja."
Duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën Sinovac, autoritetet atje thonë se vaksinimi nuk do të ndalet deri në përfundimin e dozave.
"Procesi do të vazhdojë në vijimësi deri kur të mbarojë dhe qytetari i fundit që ka dëshirë të vaksinohet dhe përfiton për shkak të moshës. Deri sot ne nuk kemi asnjë raportim për problematika që mund të kenë shfaqur personat që janë vaksinuar."
Deri tani në të gjithë vendin janë vaksinuar rreth 100 mijë të moshuar mbi 70-vjeç. Këtë të premte nisi vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve, ndërsa të shtunën do të nisë për efektivët e policisë.