Arbër Çekaj për arrestimin e babait: Po masakrohet e gjithë familja ime, po na trajtoni si kulakë
Arbër Çekaj, ka reaguar për arrestimin e të atit ditën e djeshme, Selim Çekaj pasi u sekuestruan 49 kg kokainë në kontenierët me banane të ardhura nga Ekuadori në Durrës për llogari të firmës së tij.
Deklarata u bë sot në seancën e radhës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Çekaj, ka thënë se babai i tij është profesor i nderuar dhe nuk ka lidhje me trafikimin e lëndës narkotike, raporton Ora News.
"Me babain ç'keni? Eshtë profesor i nderuar. Po masakrohet e gjithë familja ime. Po na trajtoni si kulakë. Edhe brenda familjes na kanë trajtuar në mënyra të ndryshme. Herën e parë e çuan kontinierin në mgazinë, ndërsa këtë herë e hapën në portin e Durrësit. Ka klan të caktuar që implikon familjen tonë-"- mësohet të ketë thënë ai.
Çekaj është babai i Arbër Çekaj i arrestuar dhe dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane.