Topalli nderon heronjtë e 2 Prillit: U kërkoj ndjesë familjarëve, edhe pas tre dekadash jemi larg realizimit të ëndrrave të tyre

Kryetarja e “Lëvizjes për ndryshim”, Jozefina Topalli ka nderuar në Shkodër heronjtë e 2 Prillit.

Topalli tha se donte t'i kërkonte falje martirëve të 2 prillit pasi pas tre dekadash ende jemi larg realizimi të ëndrrave të tyre.

"E kujtoj si sot tre dekada më përpara kur njerëzit ishin gati për t'u hedhur në zjarr, për të pasur më shumë liri, për të pasur më shumë mirëqenie dhe për të pasur më shumë demokraci.

Kishte prej atyre që sakrifikuan duke u bërë martirët e kombit dhe rasti i martirëve të 2 prillit janë rasti më emblematik i sakrificës kundër nj diktature të egër.

Sot pas tre dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne.

Kur nuk ka një pluralizmi real, ku nuk ka një të majtë dhe të djathtë, qeveri dhe opozitë. Unë sot jam këtu e rrethuar me familjarë, me njërin prej familjeve për t'i kërkuar një ndjesë të madhe në emër të gjithëve.

Pas tre dekadash jemi lag ëndrrave të tyre, nuk kemi arritur të kemi një ekonomi të shëndoshë. Pa një ndjesë të thellë dhe pa një kërkesë ndërgjegjen e secilit prej nesh nuk mund të hapim një kapitull të ri.

Ky vend sot më shumë se  kurrë ka nevojë për ndryshim. "

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë dëshmorët e demokracisë. Ata u pushkatuan më 2 prill të vitit 1991 nga regjimi komunist.