Bushati takim në Shkodër: Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit
Pensionistet e lënë në harresë në Shkodër për shkak të mungesave të politikave qeverisëse, u shtruan si problem gjate takimit te pensionisteve me drejtuesin politik të fushatës së PD-së Helidon Bushati.
Pensionistët ngritën disa probleme kryesor si largimin e fëmijëve në emigracion, pamundësinë për një jetese normale si dhe pensionet e ulta. Një pesionistët i tha Bushatit se pensioni i tij nuk i del as për të paguar faturën e energjisë elektrike pa përmendur këtu ushqimet apo faturën e ilaçeve që e ka të detyrueshme çdo muaj.
Bushati i njohu ata me programin e Partisë Demokratike ku i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 Prill, pasi edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimit, duke garantuar se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5% ne vit.
Pensionistët shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.
"Për sistemin e shëndetësisë ca me fol, dihet…. 27-28 % janë taksa për pensionistin", tha një pensionist ndërsa një tjetër theksoi varfërinë me të cilën përballet mosha e tretë.
"Rama s'është njeri në radhë të parë, ai ka udhëheq me facebook , ky ne kryeministri nuk e di ca mund të ketë ba. Kur të vini në pushtet shkoni e shifni se ca mund të jetë ba aty…"
Helidon Bushati vuri ne dukje se Programi i Partisë Demokratike do të mbështesë pensionistët.
"650mijë pensionistë shqiptarë do kenë rritje të pensioneve çdo vit , me minimalisht 5% në vit dhe padyshim sa dyfishi i inflacionit nëqoftëse ka rritje të çmimit, të produkteve të shportës padyshim që do të ketë dyfishin pensionet në mënyrë që përballojë dhe të ketë rritje efektive të fuqisë blerëse .
Elementë të tjerë që do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies , në rritjen e të ardhurave është ulja e çmimit të produkteve ushqimore," u shpreh Bushati.
Partia Demokratike në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe monopoleve do të ndikoj drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore , të cilat sot janë në nivelet më të larta si rrjedhojë e monopoleve të lidhura me pushtetin , të cilët importojnë produktet e importuara dhe ndikojnë në çmimin e tregut.