Kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit nisin trajnimin, i mbështet SHBA e BE

Njëzet e tetë kandidatë kanë kaluar procesin e verifikimit dhe tani do i nënshtrohen trajnimit që mbështetet nga SHBA e BE.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe të gjithë ata që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.

 “Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!”, thuhet në njoftim.

Yuri Kim: Njerëzit e këqinj
Përzgjedhja e kandidatëve është përshëndetur dhe nga Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim dhe Anbasadori i Bashkimit e Evropian Luigi Soreca.

Kim ka thënë se reforma në drejtësi po ecën, edhe pse "njerëz të këqinj nuk e duan atë" ,

Soreca: Te nise thirrja e dyte

Ndërsa Soreca u shpreh se BE-ja do të vazhdojë që ta mbështesë SPAK.

"Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për Hetuesit shqiptarë të  NBI. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë sa më shpejt të jetë e mundur. BE-ja vazhdon të mbështesë SPAK," ka shkruar Soreca në Twitter.