Po zvarritet/ Fleta e votimit drejt Kolegjit Zgjedhor
Partitë politike kanë vendosur që të zvarrisin çështjen e fletës së votimit, pasi PS dhe PD kanë ankimuar vendimin e Celibashit për modelin me emra horizontalisht. Kërkesa e mazhorancës për numrat dhe ajo e selisë blu për modelin me emra vertikal pritet të zgjidhet përfundimisht nga Kolegji Zgjedhor.
Tirane- Vendimi i komisionerit shtetëror për miratimin e fletës së votimit me emra, të gjatë horizontalisht nuk i ka kënaqur dy partitë e mëdha.
Ashtu siç e kishte parlajmëruar Partia Socialiste këtë vendim të Celibashit e ka ankimuar në KAS, duke kërkuar që identifikimi i kandidatëve të bëhet me numra.
Argumentat publik të mazhorancës lidhen me madhësinë e fletës së votimit horizontale dhe me vonesat që mund të sjellë në ditën e votimit, pasi sipas tyre mund të bëhen shkak për infektime.
Pse shqetësohet PS?
Edhe pse qëllimi real i PS lidhet me fatin e keq të shortit, i cili e ka rëndidtur mazhorancën të 12 në fletën e votimit, shqetësim për selinë rozë
pasi logoja e saj renditet e fundit.
Çfarë kërkon PD?
Demokratët janë dakord me modelin me emra, por nuk e duan të shtrirë horizontalisht, por të gjatë vertikalisht. Kjo është arsyeja që edhe selia blu i është drejtuar KAS-it, për ndryshimin e vendimit të Komisionerit.
Vendimi i KAS-it për të dyja kërkesat do të varet nga intepretimi ligjor i anëtarit Ilir Rujsmaji, por pavarësisht saj fleta e votimit pritet të zgjidhet vetëm nga Kolegji Zgjedhor.
Edhe nëse KAS-i pranon kërkesën e PS për modelin me numra, do të jetë PD, si palë e përfshirë që di t’i drejtohet Kolgji. E njëjta rrugë do të ndiqet nga mazhoranca nëse 5 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve lënë në fuqi vendimin e Celibashit.
Gjithashtu Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë edhe shqetësimet e PD dhe Bindjes Demokratike për konfliktin me logon e dy subjekeve.