Rama: Brenda javëve të para të muajit prill do të vijnë 23 mijë doza nga Pfizer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2021, 09:38
Kryministri Edi Rama, ka bërë të ditur se brenda javëve të para të muajit
prill do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera nga Pfizer.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se me ardhjen e vaksinës kundër Covid-19 do të lehtësohet sezoni turistik.
"Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s'bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë."- shkruan Rama.