"Përdhunim nga miku i facebook", e mitura akuzon 31 vjeçarin për ngacmim seksual
Krimet seksuale mbeten fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare.
Një rast abuzimi është shënuar në Sarandë.
Një 31 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Sipas dëshmisë së vajzës ata ishin njohur në rrjetet sociale dhe pas komunikimeve online kanë vendosur të takohen në dhomë.
Aty sipas pretendimeve të vajzës ka ndodhur edhe abuzimi seksuale.
Ngjarja ka ndodhur me 31 mars.
Një ditë më pas, e mitura i është drejtuar policisë ku e shoqëruar nga nëna ka bërë kallëzimin ndaj 31 vjeçarit.
Pas dëshmisë, policia shpalli në kërkim të riun dhe thotë se po punohet për vënien e tij në pranga.
Në më shumë se një vit pandemi, në vendin tonë janë zbuluar disa raste tronditëse të abuzimit seksual me persona me probleme të shëndetit mendor dhe minorenë.