Meta në Shkodër: Vendi në situatë kritike, do të mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta u bë politikani i parë i nivelit të lartë nga e majta që nderoi 2 prillin 1991, ditën kur Shkodra i dha vendit katër dëshmorë të demokracisë.

Nga aty kreu i Shtetit tha se tre dekada Shqipëria sipas tij është ende në udhëkryq dhe në luftë për votën e lirë.

"Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, ende Shqipëria vuan nga fenomeni i partisë-shtet dhe nga kapja e shtetit që ka mbajtur peng të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare për të rivendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe të demokracisë. Shkodra do të jetë si gjithmonë në krye të këtij marshimi," u shpreh Presidenti.

Nga qyteti i ndryshimeve demokratike, një mesazh direkt e kishte për kryeministrin Edi Rama.

Kujton Havzi Nelën
Kujtoi Havzi Nelen, kur u pyet nëse ndjehet fajtor që me votat e tij, Gramoz Ruçi i akuzuar për 2 prillin u zgjodh në krye të Kuvendit.

"Çdo problem që kam do ta shlyej duke qenë në krye të mbrojtjes së demokracisë dhe votës së lirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë në 25 prill. Kështu do ta nderojmë edhe kujtimin e Havzi Nelës," tha Meta.

Shpopullimi
Në vazhdimësi presidenti ka ngritur alarmin e shpopullimit të Shqipërisë, ndaj ftoi qytetaret që të kundërshtojnë me votë, idenë e Edi Ramës për punëtorë të huaj.

"Mos lejojmë më largimin e shkodranëve, të vlonjatëve për t'i zëvendësuar ata me qytetarë nga vende të tjera, se do të mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar gjithë Shqipërinë," përfundoi Presidenti.

Një përgjigje për akuzat e Topallit

Pyetje
: Pak më parë ishte Jozefina Topalli, akuzoi ju, zotin Rama dhe zotin Basha, si shkatrrimtarë të vendit, çfarë keni për të thënë?

Meta: Nuk e di se cila është përgjegjësia ime, unë jam një student i dhjetorit dhe e kam thënë dhe më parë, se nuk jam i persekutuar, por kam qënë i bindur se nuk mund të tolerohet më. Kam qenë në anën e demokracisë, pro integrimit europian. Nuk kam qënë zëdhenës i kapjes së shtetit. Dhe atëherë qarkullonin shumë barcaleta apo jo.

Tani kemi fuqi, kemi votën tonë, prandaj fuqinë e ta përdorim për për të mos lejuar më pshpopullim e Shqipërisë, shkodranëve dhe vlonjatëve  për t'i zevëndësuar ata me të vendeve të tjera. Do të mjaftonte një fshat i Indisë, për të shpopulluar të gjithë Shqipërinë.

Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka të vrarë në atë që njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri u përkujtuan edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ne foto: Homazhet e Presidentit Meta në Shkoder
https://youtu.be/_tfVWJIRg68