Banorët kundërshtojnë shembjen e pallatit nga bashkia Tiranë: Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin

Banorët e rrugës "Myslym Keta" në Tiranë kanë një mosmarrëveshje në raport me bashkinë përsa i përket pallatit ku ata jetojnë.

Sipas tyre, pas tërmetit të vitit 2019 bashkia e Tiranës kërkon shembjen e godinës, ndërsa vetë pronarët shprehen se dëmet nuk janë aq të mëdha sa për ta dhembur.

Gazetarja e Ora News, Sonila Musai na tregon kundërshtimin e banorëve lidhur me këtë çështje.

Bahkia e Tiranës e ka marrë këtë vendim 1 vit e gjysmë pas tërmetit, ndërkohë që kur është bërë analiza e pallatit nga ekspertët është konstatuar se dëmet janë të riparueshme.

"Pasi ra tërmeti erdhën ata të parët që bënë konstatimet. Për mendimin tim nuk ishin kompetentë, ishin punëtorë bashkie sepse dikush thoshte banohet, dikush nuk banohet.

Në momentin që ne kërkuam ekspertët sepse donim siguri, na thanë që do vini të bëni aplikimin për dëmshpërblim se ju jeni të shkallës DS3 dhe dëmet janë të riparueshme.

Ne s'na ka lajmëruar njeriu për këtë gjë, e kemi marrë vesh nëpërmjet shtypit që pallati ka dalë në DS5. Ne nuk do dalim, gjallë a vdek po na nxorën për arsye se pse?

Në qoftë se pallati është për t'u shembur unë dal vetë pa më bërë presion njeri, kjo nuk është për t'u shembur.

Nëse është kështu atëherë ta mbajë përgjegjësinë ligjore dikush që na la ne të jetojmë 1 vit e gjysmë me fëmijët këtu.

Kljo po bëhet në mënyrë tinëzare sepse këto pallate, si  bllok këtu janë bërë të gjitha në të njëjtën kohë. Arsyeja është se jky i joni është pallati më i madh," thotë banori.

Banorët kanë bërë dhe kallëzim  kundër kryetarit të Bashkisë, Veliaj në Gjykatë, në Prokurori dhe në SPAK.

"Ne jemi të shqetësuar sepse nuk kemi informacion dhe nuk i dimë procedurat që ndiqen nga bashkia e madhe, kemi kërkuar disa herë informacione përsa i përket ecurisë së procedurave të dëmshpërblimit.

Në datën 1 është marrë vendimi i bashkisë dhe ne nuk jemi informuar zyrtarisht," thotë banori tjetër.

Nuk dihet ende qëllimi se çfarë e ka detyruar bashkinë Tiranë të ndryshojë shkallën e dëmtimit nga DS3 në DS5.