Debreshi: Të shpallësh dikë dëshmor një ofendim, pasi vdesim nuk kemi nevojë për dekorata

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati i pavarur Elton Debreshi u shpreh se është një ofendim që ta shpallësh dikë që vdes hero sepse secili duhet të japë maksimumin në ngjarje të tilla, duke i referuar asaj ku vdiq Arjan Sala.

Debreshi: Nuk mund të quhesh hero pasi vdes. Pasi vdesim nuk kemi nevojë për dekorata. Të shpallësh dikë dëshmor është një ofendim për ne sepse e kemi detyrojë që të japim maksimumin për ta. Këtu kanë humbur jetën 12 vetë në minierë para disa vitesh dhe nuk u shpall njeri hero. Se kështu duhet të shpalleshin të gjithë heronj.

Ata dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar shokun. Kështu do të ishte mbushur Shqipëria me heronj. Përderisa nuk kemi njerëz në momentin e duhur, detyrohemi vetë që të rrezikojmë jetën për njëri-tjetrit.