Ju flet Moska- Rekorde kureshtarë të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora solli mbrëmjen e sotme një analizë të disa prej figurave kryesore që garojnë për deputet në këto zgjedhje.

Myftaraj: Për këto zgjedhje ka disa rekorde të çuditshme të cilat gazetarët i kanë të vështirë ti kapin se nuk kanë njohuri të thella politike.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha është kandidat me fitore të sigurt për këtë zgjedhje për shkak të vendit në listën e PD. Sali Berisha lufton në këto zgjedhje për të thyer rekordin e Haxhi Lleshit. Ka qenë deputet deri në 1992, në moshën 79 vjeç. Sali Berisha mbush 77 vjeç në tetor. Sali Berisha do të thyejë rekordin e Haxhi Lleshit sepse do të marrë një mandat katërvjeçar dhe pastaj lufton me Shefqet Peçin, i cili ka qenë deputet deri në 1991, kur ishte 85 vjeç. Berisha e futi në burg kur ishte President dhe Peçi vdiq në burg. 

Ndërkohë Edi Rama ka një garë me Enver Hoxhën. Hoxha ka qenë kryetar partie dhe kryeministër nga 1944 deri në 1954, 9 vjet e 8 muaj. Edi Rama ka qenë për 8 vjet dhe kryetar partie dhe kryeministër nga 2013 në 2021. Nëse fiton në këtë zgjedhje kapërcen rekordin e Enver Hoxhës. Këto ngjarje politike nuk janë pa domethënie.

Lulzim Basha në këto zgjedhje garon me Fatos Nanon. Nano ka qenë një kryetar partie që ka humbur dy palë zgjedhje rresht, 1992 dhe 1996. Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet e 2017 dhe të shohim nëse do ti humbë në 2021.

Erjon Braçe garon me Ramiz Alinë, politikan  i cili në 1950 u bë për herë të parë deputet. Dhe në zgjedhjet e 1979, Ramiz Alia për herë të parë e pati kohëzgjatjen si deputet më të madhe se të moshës që kishte hyrë në politikë.Braçe është bërë deputet për herë të parë në 1996  në moshën 24 vjeç dhe që atëherë është pa ndërprerje deputet. Braçe ka 25 vite si deputet. Jeta e tij parlamentare është më e madhe se nga mosha që hyri në politikë.

Për analizën e plotë shikoni  videon e emisionit.