Vdiq si hero, qeveria ndan 1 milion lekë për familjen e Arjan Salës

Qeveria ka vendosur të ndihmojë financiarisht familjen e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, duke i akorduar shumën 1 milion lekë të reja.Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Lexo edhe-Djali kërkon babin” momentet e dhimbjes në familjen e Arjan Salës, i shkon dhe Rama

Dëshmori i Atdheut, Arjan Sala, humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021.

32-vjeçari hero u fut në magazinën që u përfshi nga flakët duke i shpëtuar jetën 20 punonjësve të tjerë, ndërsa vetë u nxor i pajetë dy ditë më parë.

Lexo edhe- Momenti i fundit i Arjan Salës, vrapon drejt magazinës të shpëtojë punonjësit, trupi do prehet në Varrezat e Dëshmorëve

Botimi në Fletoren Zyrtare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. Dhënien e ndihmës financiare, në shumën 1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021.

2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.