Në dy ditë vaksinohen 20 414 persona, Rama: Do të vijojmë pa u ndalur

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, në ditën e dytë të vaksinimit masiv në vend kanë marrë dozën 20 414 persona.

Kështu, mesatarisht janë bërë rreth 10 mijë vaksina në ditë pas mbërritjes së dozave të vaksinës kineze.

Një numër të tillë e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama i cili shkruan se do të vijohet pa u ndalur me këtë proces.

Rama: Zemra mal. Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin. Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar.