Erion Veliaj “më paska shtruar” rrugën e lagjes!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 20:11
Duhet të jesh fiks politikan kaq i poshtër në shpirt e në mëndje si Erioni, dhe nuk do të mund të arrish nivelin e poshtërsisë së tij.
Duhet të shohësh ëndërra po aq mizore sa sheh ai, dhe nuk do të mund ta poshtërosh një qytetar siç e poshtëron ai me vepra e me fjalë.
Duhet të jesh po aq injorant sa ai, dhe nuk do arrish ende ta kapësh nivelin e djllëzisë që ai e ka në shpirt e mëndje.
Me datën 3 mars, bëra foto rrugëve të lagjes, në Tiranë, skandaloze, ulëritëse për “kryeqytetin e të rinjve”, ironikisht po në atë rrugë, fiks aty, paskan sjellë shtabin e propagandës zgjedhore të PS, dhe sot paska nisur “shtrimi” i rrugës, për ti çuar militantët si zotni në zyrë në prag zgjedhjesh!