Dortmundi rinovon me kastën drejtuese të klubit

Puna e mirë që ka bërë Dortmundi këto vite është meritë padyshim e Administratorit të Klubit, Joachim Watzke I cili njëkohësisht mban edhe rolin e Drejtorit Sportiv të klubit gjerman. Watzke është emëruar që në vitin 2005 dhe kontrata e tij e mëparshme skadonte në vitin 2022 por presidenti i Dortmundit, Reinhard Rauball preferoi që të rinovonte më përpara skadencës kontratën me të duke ja besuar “çelësat” e klubit edhe për 3 vite të tjera deri në dhjetorin e 2025.

https://twitter.com/BVB/status/1376479704417460226?s=20

Bashkë me Watzken rinovuan deri në 2025 edhe administratorët e tjerë, Thomas Treß e Carsten Cramer të cilët gjithashtu kanë punuar mirë këto sezone sipas njoftimit të klubit. Sipas komunikatës nga verdhezinjtë, thuhet se treshja e administratorëve kanë arritur të përballojnë një vit shumë të vështirë nga pandemia duke ruajtur një stabilitet financiar që sigurisht është prekur nga kriza por në parametra tejet normal.