Liverpool korrigjon mbrojtjen, vjen goditja e parë
Thembra e Akilit për Liverpoolin këtë vit është mbrojtja. Dëmtimet njëkohësisht të 3 lojtarëvë të rëndësishëm si Van Dijk, Matip dhe Gomez kanë ndikuar në rezultatet shumë të dobëta për “The Reds” këtë sezon ku vetëm në “Anfield Road”, dikur fortresë për Klopp ka pësuar 5 humbje radhazi.
Duke parë një situatë të tillë, drejtuesit duan të korrigjojnë gabimin dhe do të afrojnë lojtarë të rëndësishëm për repartin e tërhequr që skuadra të ketë alternativa të mjaftueshme edhe në rast dëmtimesh. I përzgjedhuri për Klopp është tashmë Ibrahima Konate i Leipzig, 21-vjeçari i cili shihet si një nga mbrojtësit më premtues për vitet e ardhshme në Europë.
Sipas shtypit britanik, agjenti I lojtarit ka intensifikuar kontaktet me klubin anglez dhe palët janë drejt një akordi, teksa edhe dëshira e mbrojtësit francez është pikërisht Liverpool pavarësisht se për të ka oferta edhe nga Chelsea, Tottenham, PSG dhe Atl. Madrid.
Klopp duket se ka bindur personalisht Konate për të zgjedhur ekipin e drejtuar prej tij duke I dhënë garancitë e nevojshme se do të ketë hapësira për të në lojë.
Aktualisht Konate është i impenjuar në ndeshjet e Europianit të 20-vjeçarëve me Francën ku është titullar i padiskutueshëm ndërsa operacioni I transferimit mund të mbyllet për 45 mln Euro.