Gjimshiti dhe Hysaj: Goli do të ndryshonte ndeshjen
Lojtarët kuqezi folën pas humbjes në “Air Albania” ku vunë theksin në dy rastet të humbura sidomos ai I Uzunit I cili sipas tyre do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.
Myrto Uzuni pas humbjes me Anglinë: Më vjen keq për rastin e humbur në fillim të ndeshjes, ndoshta edhe emocioni ndikoi në rastin tim. Ndaj Anglisë duhet të luash i tërhequr sepse nuk mund ta përballosh ndryshe. Mendoj se duhet të ndërmarrim më shumë përsipër për të sulmuar por është e vështirë të depërtosh në sfida të tilla.
Berat Gjimshiti: Anglia është ekip i një niveli të lartë, mendoj se i përballuam mire, nuk u dhamë shumë hapësira. Dueli im me Kane? Ai është lojtar i madh por nuk është hera e parë që përballem me lojtarë të këtij niveli, ishte e vështirë ta ndaloja.
Në këto sfida në një nivel të tillë edhe gabimi më i vogël të ndëshkon. Mendoj se goli i munguar mund të ndryshonte shumë ndeshjen, Anglia do të kishte më shumë frikë. Duhet më shumë vetëbesim përpara një kundërshtari, gjithsecili duhet ta bëjë për vete ndërsa fusha nuk mund të na lejonte të luanim më mirë.
Elseid Hysaj: Nuk ishte një ndeshje aq shumë e vështirë. janë disa raste që ndaj Anglisë nuk mund t’i humbasësh, nëse ndaj Anglisë ke dy raste duhet t’I konkretizosh.
Mendoj se skema ishte e mirë për fazën mbrojtëse, Anglia nuk pati shumë raste, ishim të mbyllur mire. Golat e pësuar nuk ishte nga përgjumja e mbrojtjes por duhet të ishim më të përqëndruar.