Franca merr fitoren e parë në Eliminatoret e Botërorit

Kampionët e botës në fuqi nuk mund të gabonin dy herë në eliminatoret për Kupën e Botës në Katar dhe marrin 3 pikët e para në ndeshjen e dytë të Grupit D.

Gjelat nuk u sforcuan shumë në transfertën me Kazakistanin me një fitore të pastër 2-0 teksa bie në sy humbja e një penalltie nga Kylian Mbappe në pjesën e dytë. Skuadra e Deschamps preferoi ta mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë për të mos u sforcuar më shumë pasi kanë të Mërkurën sfidën e radhës.

Ishte Ousmane Dembele që hapi rrugën e fitores në minutën e 20’ dhe në fund të pjesës së parë një autogol i Maliy vulosi suksesin e parë për Francën që takimin e ardhshëm do ta luajë në Bosnje-Hercegovinë.