Dosti: Kombëtarja sot, ekip pa ide. Prisnim më shumë

I ftuar në "Ora Sport" në RTV Ora ku po diskutohet mbi humbjen 0-2 të Shqipërisë ndaj Anglisë, ish futbollisti i Kombëtares Edmond Dosti është shprehur se, Kombëtarja sot ishte një ekip pa ide, ndërsa shtoi se pritej më shumë.

Lexo edhe: Humbja e Kombëtares, Tufa: E patëm shumë frikë Anglinë

"Ne sot prisnim një Shqipëri që të tregonte ato që ne presim. Futbollistët e Kombëtares luajnë të gjithë jashtë shtetit dhe luajnë me personalitet. Por sot nuk na la një shije të mirë. Mu duk një Shqipëri sikur e mbizotëri frika që në minutat e para. Arsyet nuk i di! E kanë mbivlerësuar, nuk mund ta them se janë të gjithë lojtarë me eksperiencë, por ne prisnim më shumë. Mu duke një ekip kombëtar pa ide.

Sipas Dostit, reparti i sulmit nuk funksinoi, kjo edhe për shkak të mosfurnizimit me topa.

Lexo edhe: Anglia shumë e fortë, Shqipëria humbet 2-0 në “Air Albania”