Humbja e Kombëtares, Tufa: E patëm shumë frikë Anglinë

Humbja e Shqipërisë përballë Anglisë është tema kryesore e diskutimit në "Ora Sport" në RTV Ora.

Sipas gazetarit dhe analistit Bashkim Tufa, kombëtarja e kishte të humbur ndeshjen me "Tre Luanët" pa filluar ende dhe kjo sipas tij për shkak të frikës.

Albana Bejko: Çfarë shije ju la ju?

Bashkim Tufa: Tjetër është rezultati dhe tjetër është loja. Ajo që të vjen keq nga kjo ndeshje është se, ne nuk treguam diçka më tepër. Për rezultatin nuk mendoj se ka patur ndonjë të çmendur që mendonte se do të fitonim me Anglinë. Të vjen keq se duhej të kishim treguar diçka më tepër por e patëm shumë frikë Anglinë.  Ne në një farë mënyre, ajo frika që kishim, ne e kishim humbur ndeshjen pa filluar. Kështu e mendoj unë. Pastaj ka plot gjëra për të diskutuar.

Lexo edhe: Anglia shumë e fortë, Shqipëria humbet 2-0 në “Air Albania”