Di vetëm të fitojë, Hamilton zbulon çelësin e suksesit
Sezon i ri, jetë e vjetër. Në çmimin e madh të Bahrein, gara e parë e Botërorit të Formula 1, Lewis Hamilton e nisi sezonin nga vendi më I lartë në podium me fitore impresionuese ndaj rivalit të Red Bull, Verstappen.
Kampioni I botës në fuqi tha se nuk ishte e lehtë ndaj një rivali të shpejtë si Max, por shtoi se kishte punuar shumë, e ndihmoi fati por edhe falë ndonjë sekreti.
Disa nga sekretet e tij janë zbuluar së fundmi dhe kanë të bëjnë me terapi, dietë dhe stërvitje e kujdesshme.
Britaniku shfaqet shumë i qetë në çdo garë, nuk del jashtë kontureve dhe di të menaxhojë çdo situatë dhe kjo falë stretching dhe yogas që ai aplikon shpesh dhe në mënyrë të rregullt. Gjithashtu ai shtoi se I pëlqen në palestër të ngre pesha, të mbaj trupin në formë por kurrë nuk e ekzagjeron dhe nga kjo mënyrë stërvitjeje përfiton shumë rezistencë.
Dy faktorë shumë të rëndësishëm që e ndihmojnë të jetë I freskët mbi timon janë ngjitja në zona të larta dhe nga ana tjetër çlirimi mental pranë detit. Sipas Hamilton ngjitja I jep ekuilibrin e duhur nga ana fizike dhe mentale dhe deti e argëton me zhurmën e dallgëve.
Në fund, një nga sekretet e triumfit të tij, padyshim dieta strikte ushqimore. Piloti I Mercedes ka rrëfyes se është vegan dhe që pas fillimit të kësaj diete për të gjithçka ka ndryshuar për mirë, e cila përbëhet nga fruta, perime, drithëra dhe pothuajse ushqime plotësisht të parafinuara.