Formacion surprizë, ja si do të rreshtohet Shqipëria përballë Anglisë
Shqipëri dhe Angli në sulm. Kështu mund të thuhet për të dy kombëtaret rreth një orë larg startit të ndeshjes.
Kjo duket të paktën nga formacionet që kanë publikuar dy teknikët.
Trajneri i Kombëtares Edi Reja do të duhet të bëjë pa Kumbullën dhe për këtë arsye në mbrojtje kthehet Veseli. Ndërsa rikthehet në mesfushë edhe Memolla.
Ndërkohë sulmi i është besuar treshes Uzuni-Cikalleshi-Broja.
Ndryshe nga ndeshja me Andorran ku u luajt me skemën 3-5-2, për ndeshjen e sotme Kombëtarja do të luajë me modulin 4-3-3, njëjtë si Anglia që plotëson sulmin me treshen e frikshme Mount-Kane-Sterling.
FORMACIONET ZYRTARE:


Shqipëri-Angli luhet në "Air Albania" dhe starton në 18:00.
Lexo edhe: Shqipëri-Angli, “Times”: Fusha e “Air Albania” problematike, shkak kulla në stadium
Shqipëria dhe Anglia vijnë në këtë përballje pas fitoreve në ndeshjet e para. Kuqezinjtë mposhtën 0-1 Andrran, ndërsa "Tre Luanët" fituan 5-0 ndaj San Marinos, kundërshtari ynë pas 3 ditësh.