Anglia fiton, Agolli: Rezultat i drejtë, mund të humbnim më thellë
Ansi Agolli, ish futbollisti i Kombëtares, në një lidhje direkte nga SHBA për emisionin "Ora Sport", komentoi humbjen e sotme 0-2 përballë Anglisë.
"Anglia është një “big”-ët e futbollit botëror, kështu që, ashtu siç shkoi ndeshja, sidoms ato 30 minutat e para, që ishin shumë të mira për skuadrën tonë mund të kishim kërkuar më shumë. Shanset i kishim të kërkonim diçka më shumë", u shpreh Agolli.
"Pas golit të parë, Anglia e kontrolloi totalisht ndeshjen dhe mund të kishim një rezultat më të thellë. Ashtu si mbaroi ndeshja, mendoj se ishte rezultati i duhur", shtoi më tej ish futbollisti i Kombëtares për RTV Ora.
Sipas Agollit, e vetmja mënyrë për të përballuar ekipe të tilla, me kualitete të larta si Anglia, është të luash i tërhequr për të mbyllur çdo hapësirë.
Lexo edhe: Anglia shumë e fortë, Shqipëria humbet 2-0 në “Air Albania”