Shqipëri-Angli, 0-1 pas pjesës së parë
Eshtë mbyllur në shifrat 0-1 pjesa e parë e sfidës Shqipëri-Angli në “Air Albania” ku kuqezinjtë rezistuan dhe krijuan por u ndëshkuan nga eksperienca e Harry Kane.
Rastin e parë flagrant e kishte Shqipëria në minutën e 13’ ku në një kundërsulm, Hysaj shërbeu Uzunin në sulm i cili pothuajse vetëm kundër Pope e nxorri topin mbi tra. Mëkat për një rast të tillë të pakonkretizuar.
Minuta e 28, ishte Anglia pranë avantazhit me Mount nga e djathta që fut një top në zone, Berisha nuk arrin dhe Sterling ishte gati të shënonte por Ismajli mbylli mjaft mire.
Vetëm 2 minuta më pas Shqipëria po në një kundërsulm nga e djathta me Hysajnë që shërben një top me Uzunin nuk arrin ta kapë më parë se portieri anglez.
Në një moment shumë të mirë, në minutën e 39’, Shqipëria ndëshkohet nga bomber Harry Kane i cili nuk fal me kokë pas një pasimi nga e majta e Luke Shaw. Vetëm 3 minuta më pas po Kane mund të dyfishonte rezultatin por u ndal nga traversa.