Alaba luan me shumë “porta”. Do Realin ose Barçën

Pas Lionel Messit, David Alaba është ndoshta lojtari i dytë më i rëndësishëm në Europë i cili do te jetë me parametër zero verën e ardhshme. Mbrojtësi austriak ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen dhe agjenti i tij Pini Zahavi ka hapur ankandin për lojtarin që ka një preferencë, Primera Division. Sipas tij, Alaba do të zgjedhë njëekip që i siguron trofe të tjerë të rëndësishëm dhe për momentin nuk ka një afat limit për ofertat që duhet të vijnë në drejtimt të tij.

Zahavi e di shumë mirë që në një situatë të tillë të vështirënga pandemia, edhe klubet e mëdha e kanë të vështirë të ofrojnë mbi 15 mln euro në vit, që është kërkesa e Alabas ndaj dhe dëshiron të presë deri në fundin e Europianit ku lojtari do të luajë me Austrinë.

Sipas “Kicker”, mbrojtësi i Bayernit ka vënë në plan të parë Real Madrid, ku e di shumë mirë që do të jetë titullar i padiskutueshëm dhe që në fakt vet ekipi i Zidane ka nevojë për një anësor të tillë dhe më pas është Barcelona me presidentin e ri Laporta. Ky i fundit e shikon Alaban bashkë me Haaland si dy lojtarët kryesor për të ringritur Barcelonën ndaj dhe pritet një duel i ashpër me rivalët e Real Madrid në verë.

Të mënjanuara janë ndërkohë Paris Saint Germain dhe Chelsea por jo të përjashtuara sepse në mungesë të një kalimi në Spanjë, Alaba duhet të zgjedhë sërish një ekip që I ofron shumë dhe në Paris e Londër nuk mungojnë paratë.