Francis Ngannou kampioni i ri në peshat e rënda në UFC

Francis Ngannou bëhet afrikani i parë që shpallet kampion në UFC 260 dhe mund të thuhet me plotë gojën me meritë. 33-vjeçari nga Kameruni duhet thënë që u tregua një bishë e vërtetë në revanshin ndaj amerikanit me origjinë kroate, Stipe Miocic i cili ishte dhe kampioni në fuqi për peshat e rënda.

Ndryshe nga takimi i parë I vitit 2018, ku amerikani triumfoi pas 5 raundesh me vendim unanim, kësaj radhe Ngannou nuk priti t’ia linte vendimin arbitrave por me të majtën në raundin e dytë i dha një grusht të fortë rivalit duke e hedhur në octagon.

Edhe pse u ngrit, Miocic e pa veten nën një sulm të egër të Ngannoi i cili e rrëzoi sërish dhe më në fund kurorëzoi ëndrrën e kampionit në peshat e rënda.