Balla: Duhet t'i heqim kapelën Edi Ramës, se në pandemi, siguroi 1.15 mld euro për dëmet e tërmetit

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se në kushtet e pandemisë dhe në një vit të vështirë, qeveria ka konsiliduar financat e vendit, duke rritur pagat dhe të indeksojnë pensionet.

Balla tha se është falë Edi Ramës që u bë e mundur sigurime i 1.15 miliardë eurove nga konferenca e donatorëve për tërmetin.

Balla: Ne do të vëmë 5000 euro grant për ata që do të rikthehen në Shqipëri për të investuar. Ne në vitin 2021 jemi në kushtet e pandemisë dhe në një vit të vështirë, por kemi konsoliduar financat e vendit, duke rritur pagat dhe të indeksojmë pensionet, si dhe investime të larta publike.

Këto janë kapacitetet tona dhe ajo që kemi bërë më së miri dhe që duhet t'ia heqim kapelën Edi Ramës, kur në kushtet që bota po shkonte drejt një mbylljeje me kërcënimin e një pandemie dhe kur Shqipëria ishte goditur 2-3 muaj më parë nga një tërmet, falë Edi Ramës, Shqipëria arriti të kontraktonte 1.15 miliardë euro për tërmetin. Pjesa e tyre më e madhe ka ardhur sot.