Balla: Do të dyfishohet bonusi për pensionistët, do të jetë si një pension i 13-të

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se do të dyfishohet bonusi për pensionistët dhe do të jetë si një pension i 13-të.

Balla tha se vendi ynë nuk e ka fuqinë për t'u mbyllur sërish dhe se një mbyllje tjetër do të ishte fatal për ekonominë.

Balla: Do të dyfishohet bonusi për pensionistët dhe do të jetë si një pension i 13-të. Nuk do të jetë një vlerë e gjelit të detit, por do të dyfishohet ajo vlerë.

Ku u mbyllën kishim një opozitë thonin pse po mbyllemi, ndërsa kur u hapën ata thanë pse po hapemi. Ne nuk e kemi fuqinë për t'u mbyllur sërish dhe një mbyllje tjetër do të ishte fatal për ekonominë tonë. Ne kemi qenë ndër vendet e para që kemi paguar për Covax-in.