Më pak infektime dhe viktima nga Covid, 449 raste të reja pozitive dhe 8 humbje jetë në 24 orë


Kjo e premte shënoi ulje të rasteve të reja dhe numrit të viktimave nga Covid. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 8 humbje jete në 24 orë.

Bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra,  1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç.

Ndërkohë në 3012 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë,  Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje,  Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq vijon procesi i vaksinimit anti-Covid në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (26 Mars 2021)
Raste të reja ditore       449
Të shëruar në 24 orë     589
Të shtruar në spitale      343
Humbje jete në 24 orë   8
Testime ditore               3012

Testime totale            545,244
Raste pozitive             123,216
Raste të shëruara        88,349
Raste Aktive                 32,675
Humbje jete                  2192

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22357
Fier     2592
Durrës    1386
Vlorë     1272
Shkodër   1217
Gjirokastër  1250
Korçë     774
Lezhë     549
Elbasan  427
Kukës     355
Dibër    322
Berat     174