Balla: Nuk do t'i siguronim kaq vaksina po të mos ishte Rama, jemi të parët në rajon me këtë sasi
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se falë kryeministrit Rama u arrit që të siguroheshin kaq shumë vaksina.
Balla tha se përmes Turqisë u arrit që të sigurohej kontrata për 1 milionë vaksina kineze.
Balla: Unë jam i sigurt që po ecim në drejtimin e duhur dhe nuk do të ishim këtu nëse kryeministri Rama nuk do të kishte bërë këtë betejë që ka bërë për vaksinat. Jemi ndër të paktat vende që kemi kontraktuar të gjitha mundësitë që janë në tregun botëror.
Me pa pikë të drejte u tha se shkoi Rama në New York për shopping, por ai shopping solli një kontratë me 1 milionë vaksina. Edhe ky partneri me Turqinë duke arritur të sigurojmë 1 milion vaksina kineze. Ne jemi vendi i vetëm në rajon që kemi siguruar një sasi të tillë me Sinovac.