Akuzohet se abuzoi dhe la shtatzënë gruan me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar në Devoll ka rënë në prangat e policinë për abuzim seksual me një grua me aftësi mendore të kufizuara.

Në njoftimin për media, policia bën me dije se ka ndaluar  shtetasin me iniciale K. K., banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Si u zbulua?

Ora News mëson se gruaja me probleme të shëndetit mendor është  paraqitur në spitalin e Bilishtit ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzënë 6 muajshe.

Pas hetimeve nga policia ajo është shprehur se ka qenë e abuzuar seksualisht nga K. K, 20 vjeç, nga Mirasi. E dhunuara është me orgjinë nga Ponçara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".