Beteja me zjarrin te magazina, zjarrfikësit e ulur në tokë bëjnë pak pushim

Prej tre ditësh forcat zjarrfikëse po përballen me flakët në magazinën e Qendrës Tregtare  te Kthesa e Kamzës.

Deri tani "lufta" është përqëndruar te vënia në kontroll e zjarrit  pa mundur të depërtojnë në thellësi të magazinës në katin e nëndheshëm për të kërkuar për shefin e sigurisë Arjan Sala i bllokuar mes flakëve.

Ora News përmes gazetarit Isa Myzyraj ka siguruar këtë foto gjatë momentit të pushimit për dy zjarrfikës.

Për shkak të tymit, ata detyrohen që herë pas herë të ndërpresin punën.