Tenderat problematikë/ Balla: Duhet të shkojmë drejt cilësisë dhe jo çmimit më të ulët

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria në raport me tenderimeve po tenton të shkojë drejt cilësisë dhe jo çmimit më të ulët.

Balla tha se nuk mund të krahasosh një kilometër rrugë të Berishës dhe një kilometër rrugë të bërë nga PS.

Balla: Në Shqipëri investohet, por nuk ka pasur cilësi. Ne kemi bërë një qasje tjetër në raport me këtë gjë. Modeli ynë që duhet të synojmë, i referohem modelit rumun, shkohet drejt cilësisë dhe jo çmimit të tenderuesve.

Ne duhet të shkojmë drejt një qasje që çdo investim të jetë afatgjatë. Mund të krahasosh një kilometër rrugë të Saliut dhe një kilometër rrugë të bërë nga ne. Ajo që bie në sy është se rrugët e kohës së Saliut, është një rrugë e lënë rrugëve. Ne i kemi me standarde të tjera. Ne çdo qindarkë shqiptare e çojmë aty ku duhet.