Policia ushtron kontrolle në disa fshatra të Vlorës, në fokus personat në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2021, 20:41
Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e sotme operacion në fshatrat Armen, Babicë dhe Peshkëpi për personat e shpallur në kërkim.
Gjate kontrolleve të policisë ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.
Operacioni po vijon në disa fshatra për persona të shpallur në kërkim momentalisht, ku makina të shumta policia janë drejtuar fshatrave të sipërpërmendur.
Më herët, ditën e sotme pati dhe dy të rinj të arrestuar për armëmbajtje në Vlorë.