Basha e kthen në shaka lapsusin e tij, i mëson një djali 8-vjeçar sa bëjnë 7x7

Krye i opozitës Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në disa rrugë të Tiranës ku ka takuar qytetarë dhe biznese të vogla.

Basha ka ndaluar edhe në një dyqan lulesh ku ka takuar një 8-vjeçar me emrin Klajdi.

Duke e pyetur për lëndën që pëlqen më shumë në shkollë, Basha e ka pyetur se sa bëjnë 7x7.

8-vjeçari i është përgjigjur se akoma nuk e kanë mësuar një shumëzim të tillë.

Kjo ka bërë që Basha me shaka, t'i thotë se bëjnë 42, duke sjellë në kujtesë me shaka lapsusin e tij në Kuvend.

Më pas i ka thënë përgjigjen e saktë, 49 duke shtuar: "Kënaqësi që sot i mësova Klajdit 8 vjeçar se sa bëjnë 7x7.

Lexo edhe: Tiranë/ Basha takim me qytetarët e njësisë 8: PD plan për shfuqizimin e ligjit të shpronësimit të dytë