Apeli në BOOM i 22-vjeçares që ecën me ndihmën e gjunjëve: Na ndihmoni me një karrocë!

Ketë jave stafi Boom ka udhëtuar drejt Librazhdit aty ku jeton 22-vjeçarja Kristina Hunçi.

Mamaja thotë se sëmundja e vajzës ka filluar në moshën 6-muajshe, por vizitën e parë vogëlushja e bëri në moshën 8 muajshe pra 2 muaj më pas.

Mamaja: Problemet filluar kur ishte vajza 6-muajshe. E kam vizituar vajzën pas 2 muajsh dhe ata thanë që ka kaluar temperaturë të lartë. Më kanë dhënë shpresë që mund të ecë, por ka nevojë për ndërhyrje. E kam çuar në karrocë për 7 vite. Ajo ka nevojë për një karrocë.

Nuk dihet se si do kishte shkuar jeta e Kristinës nëse do të kishte marrë shërbimin shëndetësor që në  fillim kur u shfaq sëmundja, por realiteti është i pandryshueshëm vajza ka 22 vite që qëndron në karrocë me rrota. 

Kristina: Jam 22 vjeç. Kam qenë pak në shkollë. Mua më dhëmbit këmbët. Eci vetëm pak. Shoh televizor në shtëpi. Unë dua një karrocë të re!

Sot Kristina ka nevojë për një karrocë që ta ndihmojë të lëvizë pasi karroca që përdor prej 5 vitesh është amortizuar.

I bëjmë thirrje çdo shqiptari që mund ta ndihmojë vajzën 22-vjeçare për t’i lehtësuar sadopak jetën!