"Ju flet Moska" - A ka ndërhyrje Ruse në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri?
Mundësia e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në vendin tonë ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Tashmë kur është një e vërtetë zyrtare që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjedhjet presidenciale, për të deformuar rezultatin në zgjedhjet e vitit 2016, por Rusia bëri përpjekje ta bënte këtë gjë dhe në zgjedhjet e 2020, por pa sukses. Kjo të shtyn të mendosh se kur Rusia ka arritur me sukses të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA, superfuqia e botës, çfarë mund të bëjë në vendet e tjera, aq më tepër në një vend si Shqipëria. Në këto zgjedhje kemi një parti që datën e regjistrimit, vendlindjen dhe aktin e regjistrimit e ka në Moskë. Në 1991 ka ndryshuar vetëm emrin, Partia Socialiste. Nuk është një gjë e re ndërhyrja ruse në Shqipëri. Nuk është çudi që Rusia të ndërhyjë dhe në këtë zgjedhje në Shqipëri. Rusia përdor 1001 mënyra për të ndërhyrë, shërbimet e fshehta ruse janë nga shërbimet e fshehta më me përvojë në botë.
Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.