Drama e familjes Sala, kërkime me qen për gjetjen e djalit të tyre të bllokuar në flakë

Në ditën e tretë të përballjes me flakët në magazinën e  Qendrës Tregtare në Tiranë nuk ka ende asnjë gjyrmë nga shefi i sigurisë, Arjan Sala.

Me lokalizimin e zjarrit, mbrëmjen e kësaj të premteje, 26 mars, po bëhet përpjekja e fundit me qen kërkimi për gjetjen e Salës.

Lexo edhe- “Na gjeni trupin! Unë po e qaj tek porta!” Momente të vështira para magazinës

Më herët familjarët akuzuan shtetin se kanë lënë zjarrfikësit pa mjetet e duhura të shpëtimit.

“Na gjeni trupin. Unë po e qaj tek porta .. akoma nuk po del xhenazja” tha i ati i Arjan Salës, djalit 33 vjeçar i cili punonte si shef i sigurisë.

Ai hyri mes flakëve për të shpëtuar të tjerët por nuk mundi të dalë më nga magazina.