Franca humbet Kante për dy sfidat eliminatore
Mesfushori i Francës, N’Golo Kante I cili luajti 90 minuta të Mërkurën në ndeshjen ndaj Ukrainës në Paris, do të humbasë dy ndeshjet e radhës për Eliminatoret e Botërorit, ndaj Kazakistanit dhe Bosnje-Hercegovinës.
Lojtar I Chelseat dhe I “gjelave”, mësohet se ka shfaqur problem fizike menjëherë pas ndeshjes së pare eliminatore dhe sipas Federatës, Kante ndjente dhimbje në kofshën e majtë.
Në njoftimin e dhënë, FFF sqaroi se lojtari iu nënshtrua të gjitha kontrolleve të nevojshme që përcaktuan një dëmtim jo serioz.
Mjekët e kombëtares vendosën që Kante duhet të pushojë, çka bëri që mesfushori të lërë grumbullimin me ekipin dhe të rikthehet në Londër për të vijuar rikuperimin dhe nga ana tjetër Deschamps ka preferuar të mos grumbullojë asnjë lojtar tjetër për ta zëvendësuar mesfushorin e tij.
Humbja e një lojtari dinamik si Kante nuk është një lajm i mire për Deschamps i cili u kritikua jo pak për barazimin ndaj Ukrainës dhe tani i duhet të fitojë dy sfidat e radhës, me Kazakistanin dhe Bosnjen.