Policia hetoi sherrin e dyshuar Muriç-Zhegrova

Arijanet Muriç rezulton i larguar nga përfaqësuesja e Kosovës dhe zyrtarisht ende nuk dihet arsyeja që portieri iku përpara kohe nga grumbullimi ndërsa Federata e Futbollit ka sqaruar vetëm pjesën për arsye disiplinore.

Në shtypin kosovar u shkruaj për një sherr të Muriç me Edon Zhegrovën, ku edhe ky I fundit e ka mohuar.

Mësohet se sot policia e Kosovës ka zbarkuar në hotelin ku qëndron e grumbulluar skuadra dhe ka marrë në pyetje disa punonjës dhe drejtues të Hotelit për të kuptuar nëse ka patur një sherr të tillë.

Rezultati i hetimit siç shkruajnë në Kosovë është se mungojnë elementë apo indicia të një sherri mes lojtarëve në grumbullimin e Kosovës, që i vë tashmë kapak kësaj çështjeje.