Goci: Rama dhe Veliaj arkitektët e shkatërrimit, pres nga opozita që ta shembë godinën pas Sahatit

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se Rama dhe Veliaj janë arkitektët e shkatërrimit.

Sipas Gocit, opozita duhet të thotë se ndërtesa pas Kullës së Sahatit do të shembet, duke filluar një kthesë në historinë e vendit.

Goci: E gjitha arena e politikës ka neglizhuar dhe ka parë përfitimin. Ai që është arkitekti i shkatërrimit ëhstë Rama dhe Veliaj, deri te Instituti i Monumenteve. Por mendoj se analiza duhet të bëhet më e thellë.

Unë pres që opozita të mos nxjerrë vetëm foto të asaj godinës pas Sahatit në Tiranë, por të thotë se do të shembet. Dhe këtu fillon kthesa e historisë së Shqipërisë, në momentin që shembet godina e parë që është bërë në mënyrë të padrejtë. Nëse do të ishte për mua, unë do ta kisha hedhur direkt në tokë.  

https://youtu.be/-YiDkzTAD8k