Orientimi i votës në Vlorë/ PS merr 61%, Opozita e bashkuar 38% dhe 1% partitë e tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 08:24
Në Vlorë, Partia Socialiste konfirmohet si një forcë fituese me 59-63% të orientimit të votës, me një mesatare 61%.
Ndërkohë, koalicioni opozitar merr 31-35%, me një mesatare prej 33%.
LSI-ja nga ana tjetër luhatet në shifrat 3-7%, me një mesatare 5% në këtë qark.
Lexo edhe: Socialistët vlerësojnë punën e Lelit në Vlorë, e ngelin në klasë ata që nuk votojnë
Partitë e tjera luhaten me 0-2%, me një mesatare 1%.
Referuar shifrave të vitit 2017, PS është rritur me 1% dhe PD ka pësuar një rritje të ndjeshme me 7.7%.
Ndërsa LSI ka pësuar rënie me 6.2%.
Shifra e të pavendosurve në Qarkun e Vlorës kap një shifër prej 23%.
