Përplasjet në Elbasan, Hila: Rreth problematik ku të dyja palët kanë shumë skiftera se sa pëllumba
Pjesë e sondazhit të tretë të "Noto Sondaggi" për zgjedhjet e 25 Prillit ishte edhe pyetja lidhur me tensionet e ndodhura në Elbasan më 14 Mars, mes militantëve të PS dhe PD.
Sipas analistit dhe gazetarit Dritan Hila, Elbasani është një rreth problematik ku të dyja palët kanë shumë skiftera se sa pëllumba.
"Një deputet kishte rrahur një biznesmen. Jemi në momentin kur të dyja partitë asnjë nuk ndahet në evlija njëri dhe xhebrail tjetri. Ëngjëll njëri e djall tjetri.
Të paktën me aq sa di unë nga dinamika e ngjarjes, nga njerëz që kanë qenë aty. Ka qenë duke kaluar njerëzit e Ramës dhe nuk kanë qenë për të provokuar, kanë qenë për të promovuar Ditën e Ballokumes. Aty është shfaqur rastësisht Basha dhe për të shmangur një përplasje është futur në turizëm. Ndërkohë njerëz të Bashës kanë nisur të thërrasin "Rama ik". Nuk besoj se ua ka thënë Basha. Ashtu siç nuk besoj që palës tjetër i ka thënë Rama "bjeruni".
Jemi në një rreth të nxehtë, në një rreth problematik ku të dyja palët kanë shumë skiftera se sa pëllumba", u shpreh ndër të tjera Hila.
